minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
15 vjeçarja ia drejton armën vëllaut 11 vjeçar, policia sekruestron pushkën e gjahut në pronësi të 44 vjeçarit nga Krusheva - Struga.info


15 vjeçarja ia drejton armën vëllaut 11 vjeçar, policia sekruestron pushkën e gjahut në pronësi të 44 vjeçarit nga Krusheva

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme policia i ka sekuestruar pushka e gjahut dhe lejën e posedimit për armë.

Siç ka njoftuar policia, më parë është publikuar një video ku shihet se një vajzë 15-vjeçare ia drejton një armë zjarri drejt kokës vëllait të saj 11-vjeçar, e sipas hulumtimeve, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 44-vjeçarit nga Jakrenova.

“Më 14.11.2025 në ora 13:00, në fshatin Jakrenovë, rajoni i Krushevës, zyrtarët policorë nga SPB Krushevë i sekuestruan një pushkë gjahu, një rrip dhe lejen e posedimit të armës F.A. (44) nga Jakrenova. Më herët ishte raportuar se në një rrjet social ishte publikuar një video ku shihej një vajzë 15-vjeçare duke drejtuar një armë zjarri drejt kokës së vëllait të saj 11-vjeçar. Pas marrjes së masave përkatëse, u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij dhe u bën konsultime me prokurorin publik. Arma u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.A. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy