176 shoferë të gjobitur në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 176 gjoba, nga të cilat 46 për tejkalim të shpejtësisë, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 gjoba për mosrespektim të përparësisë. Gjashtë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim të rrugës në semafor të kuq, si dhe katër gjoba për automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

176 shoferë të gjobitur në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy