Sektori për Punë të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, pesë për vozitje pa patentë shofer, 17 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tetë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë gjoba për mos dhënien e përparësisë për këmbësorët, dy sanksione për kalim në semafor të kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

The post 178 gjoba për shoferët në Shkup, 54 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";