24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 13 gusht 2001, në rezidencën presidenciale në Ohër, u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit – një dokument historik që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe hapi një kapitull të ri për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Sot, në 24-vjetorin e nënshkrimit, rikujtohet rëndësia e kësaj marrëveshjeje, e cila u arrit mes përfaqësuesve të qeverisë së atëhershme, liderëve politikë të shqiptarëve dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja garantoi: Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe administratë; Përfaqësim proporcional të shqiptarëve në ushtri, polici dhe administratë; Decentralizim dhe kompetenca të zgjeruara për vetëqeverisjen lokale; Ndryshime kushtetuese, me qëllim sigurimin e barazisë së komuniteteve etnike; Qëllimi i Marrëveshjes Kornizë ishte ndërtimi i një shoqërie të qetë dhe të harmonizuar qytetare, me respekt të plotë për identitetin etnik dhe të drejtat e çdo qytetari.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin: kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Ljubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Advertisement

The post 24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy