minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
26.4 milionë euro kredi nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim për MEPSO-n - Struga.info


26.4 milionë euro kredi nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim për MEPSO-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron kredi deri në 26.4 milionë euro për MEPSO-n, operatorin shtetëror të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, të dedikuara për përforcimin e rrjetit transmetues. Kostoja totale e projektit do të jetë 34.5 milionë euro. Theksohet se ky projekt është vendimtar dhe pritet të reduktojë humbjet e energjisë me rreth 14.5 Giga What në orë çdo vit. Ndërkaq, nënshkrimin e kredisë e realizuan gjatë vizitës së presidentes së BERZH-it në Shkup.

“Do të doja të nënvizoja ndikimin thelbësor të këtij projekti. Duke ulur humbjet në transmetim dhe duke reduktuar emetimet e monoksidit të karbonit. Ky projekt do të transformojë peizazhin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe do të nxisë zhvillimin e kapitalit njerëzor”, tha Odile Renaud Basso, presidente e BERZH-it.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i MEPSO-s, Zudi Koka deklaroi se me përfundimin e projektit kapaciteti për integrimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme në Valandovë do të jetë rreth 1.2 Giga Wat, pasi që deri më tani ka qenë i kufizuar.

“Për momentin, kapaciteti i rrjetit të transmisionit rreth TS Valandovë, për integrimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, është i kufizuar në rreth 100 MegaWat. Me përfundimin e projektit, me qëllim të fuqizimit të rrjetit të transmisionit në rajonin juglindor, kapaciteti për integrimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme do të jetë rreth 1.2 GigaWat”, Zudi Koka, drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s.

Advertisement

Ndërkohë, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Mineraleve, Sanja Bozinovska theksoi se një nga prioritetet energjetike të kësaj qeverie është fuqizimi i kapaciteteve elektroenergjetike, përmes rindërtimit e rivitalizimit të linjave ekzistuese të transmetimit”.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer tha se me këtë mbështetje qeveria dhe ndërmarrja shtetërore MEPSO do të mund të sigurojnë rritjen e kapaciteteve të kufizuara të rrjetit. Kujtojmë që BERZH ka qenë një partner kyç i MEPSO-s, duke financuar disa projekte kritike deri më sot. BERZH është një investitor i madh institucional në Maqedoninë e Veriut, ku deri më sot, ajo ka investuar më shumë se 2.8 miliardë euro në 190 projekte në të gjithë vendin.

.

 

Advertisement

The post 26.4 milionë euro kredi nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim për MEPSO-n appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy