minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
45 vjeçari nga RMV që vdiq në Novi Sad, ishte shkencëtar dhe punonte në Institutin e Teknologjisë Bujqësore - Struga.info


45 vjeçari nga RMV që vdiq në Novi Sad, ishte shkencëtar dhe punonte në Institutin e Teknologjisë Bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shkencëtar nga Maqedonia e Veriut, i cili punonte në Institutin “Biosens”, është në mesin e viktimave në tragjedinë në Novi Sad.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Politika”, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Vasko Sazdovski.

Ai ka punuar në institutin në Novi Sad i cili hulumton dhe zhvillon teknologjitë e informacionit për bujqësi.

Këtë informacion për “Politika” e ka konfirmuar drejtori i institutit shkencor, Vladimir Crnojeviq.

Advertisement

Sipas kolegëve të Sazdovskit, Vasko ka punuar këtu pak më shumë se një vit, në qendrën për teknologji sensorë dhe pothuajse çdo fundjavë e ka kaluar në shtëpi në Maqedoni, ku jetojnë gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Ai u nis për në rrugën e tij për në shtëpi të premten tragjike, më 1 nëntor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Mickoski deklaroi se ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është në komunikim me kolegun e tij në Serbi, me qëllim që sa më shumë t’i ndihmojë familjes së Sazdovskit dhe t’ua lehtësojë dhimbjen.

Në Novi Sad, nga 2 nëntori, ka tri ditë zie për vdekjen e 14 personave të vdekur.

Advertisement

Banorët e Novi Sadit që nga mëngjesi i sotëm kanë ndezur qirinj para vendit ku ndodhi tragjedia.

The post 45 vjeçari nga RMV që vdiq në Novi Sad, ishte shkencëtar dhe punonte në Institutin e Teknologjisë Bujqësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy