A do të ketë masa të reja?! Mbi 10.000 raste aktive me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive me Kovid-19, përfshirë 24 orët e fundit është mbi 10 mijë të infektuar.

Për vetëm disa ditë numri u rrit për rreth 4.000 raste të reja, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se arsye për këtë janë festat e fundvitit dhe mosrespektimi i masave.

Por, a do të ketë masa të reja pas rritjes së numrit të rasteve të reja. Të martën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të ketë takim ku do të shqyrtohet gjendja. Jozyrtarisht një prej masave e cila do të rekomandohet në Qeveri është shkurtimi i kohës së izolimit nga 9 në 7 ditë për rastet asimptomatike dhe shfuqizimi i vendimeve për izolim.

Infektologu Fadil Cana për “TV21” deklaroi se përveç Omicronit, pritet të paraqitet lloj i ri, andaj që tani nuk mund të jepen parashikime nëse në vitin 2022 do të përfundojë pandemia./Tv21/

Advertisement

A do të ketë masa të reja?! Mbi 10.000 raste aktive me Covid-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy