Abdiu-Halili: Von der Leyen prezantoi në Shkup planin zhvillimor drejt rrugës së anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili tha se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030, pasi me metodologjinë e re procesi i anëtarësimit do të përshpejtohet.

“Bashkimi Evropian ka një konsensus shumë të gjerë për zgjerim të unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në agjendë flitet viti 2030. Kjo nuk është e e paarritshme dhe as e pamundur. Sepse me metodologjinë e re është e mundur sepse procesi do të përshpejtohet dhe do të përkrahet nga iniciativa si ky i planit të zhvillimit. Viti 2030 nuk është i paarritshëm.”, tha Abdiu.

Drita Abdiu-Halili në emisionin “10Minuta”, tha se vizita e eurokomisares Ursula von der Leyen në vendin tonë ishte e një rëndësie të veçantë pasi dha një mesazh të qartë për vendin dhe tregoi planin zhvillimor që do të ndihmojë dhe përforcojë rrugën për anëtarësimin e bashkimit evropian.

“Mesazhi i Von der Ursula von der Leyen ishte prezantimi i planit zhvillimor, për ne ky planë është shumë i rëndësishëm pasi do të ndihmojë dhe përforcojë rrugën për anëtarësimin e bashkimit evropian. Plani përbëhet nga 4 shtylla. Bizneset nga Maqedonia dhe Ballkani perëndimore do të qasen në tregun e Bashkimit Evropian. Shtylla e dytë është hapja e tregut tonë me rajonin. Shtylla e tretë lidhet me reformat, ku do të jenë në fusha të ndryshme. Shtylla e katërt janë investimet ku BE-ja ka ndarë 6 miliardë.”, tha Abdiu.

Advertisement

Abdiu-Halili: Von der Leyen prezantoi në Shkup planin zhvillimor drejt rrugës së anëtarësimit në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy