Ademi: Kontrata joligjore e monopolit privat serbo-bullgar të bixhozit i mundëson fitim mbi 100 milion euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp akuzoi VLEN-in se e kanë financuar drejtorin e ri të Lotarisë me mbi 140 mijë euro, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milionë euro.

“Këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore. Për një depozitë prej vetëm 1 milion eurosh, pa pëlqimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kompanisë private serbo-bullgare i jepet monopoli, me mbrojtje shtetërore, dhe i mundësohet fitim prej mbi 100 milionë euro”.

“Në kontratën e themelimit të shoqërisë tregtare nuk parashikohet as kohëzgjatja e kontratës dhe as mënyra e përfundimit të saj. Neni 17 i kontratës është plotësisht në kundërshtim me nenin 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit. Gjegjësisht, Ligji e obligon Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë me rastin e themelimit të një shoqërie të tillë tregtare, jo vetëm të ketë shumicë në kapital prej së paku 51%, por edhe në vendimmarrje”.

“Neni 17 i Kontratës parashikon që një sërë vendimesh (si ato për shpërndarjen e fitimit, përzgjedhjen e anëtarëve të bordit mbikëqyrës dhe drejtues…), duke përfshirë edhe Vendimin për ndryshimin e marrëveshjes së themelimit të shoqërisë, merren me shumicë 100% të votave të partnerëve”, tha Ademi.

Advertisement

“Me dispozitën e konceptuar në këtë mënyrë në Kontratë, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë jo vetëm që nuk ka shumicë në vendimmarrje dhe rrjedhimisht mungesë kontrolli për shkak të interesit publik, por i jep të drejtën e vetos kompanisë private serbo-bullgare. Kjo është e paligjshme, dëmton buxhetin, shkel ligjin dhe duhet që të anulohet menjëherë si dhe të bartet përgjegjësi”, tha Ademi.

Ai gjithashtu theksoi se “VLEN dhe Izet Mexhiti bashkë me Arben Taravarin janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse financohen nga paratë e tyre”.

“VLEN i mashtroi shqiptarët, emëroi Amet Miftarin zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, slot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dy herë rradhazi dhe vazhdon ti shërbejë verbësisht industrisë së bixhozit”, tha Ademi.

The post Ademi: Kontrata joligjore e monopolit privat serbo-bullgar të bixhozit i mundëson fitim mbi 100 milion euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy