Administratorët e disa institucioneve protesojnë para Kuvendit të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kërkojmë paga për jetë dinjitoze”, “Paga evropiane” ishin kërkesat e punonjësve të cilët në organizim të Sindikatës së Administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave civile, protestuan para Kuvendit.

Ata kanë kërkuar mbështetje nga deputetët për rritjen e pagave të tyre.

Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër. Kërkojmë paga evropiane për ata – paga evropiane për Ne. Jemi mbledhur më shumë sindikata. Sot s`ka i vogël e i madh, jemi bashkë për ta shfaqur pakënaqësitë.

Nëse deputetët në Kuvend nuk fillojnë ta bëjnë punën e tyre dhe të jenë në anën e punëtorëve kur ta votojnë buxhetin e ri, le ta dijnë se po afrohen zgjedhjet, kurse punëtorët mbajnë mend. Krahas të gjitha presioneve nga drejtorët, udhëheqësit, zv. Ministra, Ministra, erdhëm këtu, herën tjetër do të jemi më tepër”, tha Trpe Deanoaski, sindikata.

Advertisement

Administratorët e disa institucioneve protesojnë para Kuvendit të RMV-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy