Kryetari i partisë “Alternativa” në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se deputetët e partisë së tij nuk do të kalojnë te shumica kuvendare dhe se nuk ka pasur negociata me LSDM-në.

“Ka pasur shumë spekulime gjatë periudhës së fundit se ka pasur negociata me Zaev që edhe Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë. Ju them ekskluzivisht se nuk ka pasur negociata dhe bisedime me LSDM-në. Nuk është e vërtetë ajo që tha Bilall Kasami se dy deputetët tanë do t’i bashkohen shmicës”, tha Gashi.

Ai shtoi se është më lehtë që të formohet shumicë e re se sa të rritet shumica e tashme.

“Më lehtë që deputetë të partive maqedonase të shkojnë te shumica se sa ndonjë nga deputetët e opozitës shqiptare të bashkohen te shumica aktuale”, tha Gashi i cili theksoi se do të ishin pjesë e Qeverisë po pa BDI-në./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Afrim Gashi: Deputetët tanë nuk do të kalojnë te shumica, më lehtë është formimi i shumicës së re shkruan Telegrafi.