Carovska: Për askënd nuk është e lehtë, asnjë ndryshim nuk është i lehtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas debatit publik në Komisionin kuvendar për Arsim, Shkencë dhe Sport që është caktuar për nesër, ministrja Mila Carovska pet definim të konceptit të ri për arsim fillor.

Ajo pret diskutim të frytshëm, ndërsa çdo propozim konstruktiv që do të dalë nga debati do të mund të vendoset në konceptin pë arsim fillor.

“Nuk është e lehtë për askënd, por asnjë ndryshim nuk është i lehtë. Është e rëndësishme të hapërojmë gradualisht dhe të kapim hapin me botën sa më shpejt”, thotë Carovska.

Ajo sqaron se koncepti i ri vendoset në mënyrë graduale në periudhë prej gjashtë viteve, duke nisur nga klasa e parë dhe e katërt.

Advertisement

Carovska tha se nuk do të ketë largime nga puna dhe heqje të lëndëve dhe se integrimi i lëndëve do të vazhdojë./Telegrafi/

 

Carovska: Për askënd nuk është e lehtë, asnjë ndryshim nuk është i lehtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy