Aggeler: Këshilli Gjyqësor nuk i përmbushi detyrimet e tij të shenjta, populli meriton më mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve të tij ligjore dhe kjo nuk është drejtësia që presin qytetarët e këtij vendi, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Price Aggeler, në një prononcim për TV Alsat për zhvillimet në Këshilli Gjyqësor dhe veprimet e këtij organi në lidhje me presionet politike ndaj Gjykatës së Lartë, përcjell Telegrafi.

“Këshilli Gjyqësor – një organ teorikisht i pavarur – ka përgjegjësinë kryesore për emërimin e gjyqtarëve të kualifikuar dhe disiplinimin e atyre që nuk përmbushin standardet më të larta. Mandati i Këshillit është të sigurojë funksionimin e duhur dhe transparent të gjyqësorit në këtë vend. Më vjen keq të them se ne kemi parë pak prova që tregojnë se këto detyra të shenjta janë përmbushur. Njerëzit e këtij vendi meritojnë më mirë”, tha Aggeler.

Aggeler, duke folur për parashkrimin e akuzave në rastin TNT, tha se pret që Gjykata e Apelit të jetë kompetente për përmbushjen e detyrimeve ligjore.

“Nuk e kam parë vendimin e Gjykatës së Apelit për të refuzuar akuzat në rastin TNT, por do ta shqyrtojmë me kujdes, duke shpresuar që vendimi të jetë transparent dhe në përputhje me ligjin”, tha Aggeler.

Advertisement

Komentet e Aggeler-it vijnë disa ditë pasi ajo zhvilloi një takim pune me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, e cila denoncoi publikisht presionin politik ndaj saj dhe institucionit që ajo drejton, veçanërisht pas kërkesës për të hequr dorë nga abolimi i vitit 2016.

Aggeler: Këshilli Gjyqësor nuk i përmbushi detyrimet e tij të shenjta, populli meriton më mirë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy