Ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler u dërgoi një mesazh të qartë politikanëve të vendit në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aggeler thotë se, partitë qofshin në opozitë apo në pushtet, duhet të përqendrohen në promovimin e mirëqenies së të gjithë vendit, jo vetëm të një grupi.

“Nëse do ta kisha përgjigjen, nuk do ta diskutonim ende këtë.
Nuk e di nëse ka ndonjë alternativë tani. Udhëheqës të lartë shtetërorë, kryeministri, ministri i jashtëm, ministri i mbrojtjes dhe ministra të tjerë, janë shpesh në Bruksel, ku zhvillojnë bisedime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Si ambasadore e SHBA-së, besoj fuqimisht se Maqedonia e Veriut i takon BE-së. Gjeografikisht, politikisht dhe strategjikisht, ka kuptim. Edhe pse SHBA-të nuk janë pjesë e BE-së, ne i shohim qartë përfitimet që do t’u sjellë qytetarëve të vendit – tregtinë, infrastrukturën, sundimin e ligjit dhe reformat kundër korrupsionit. E kuptoj zhgënjimin. Ju ndryshuat emrin, flamurin, bëtë lëshime të mëdha. Megjithatë, qëllimi është ende i paarritshëm. Por këto vendime – sado të vështira, duhet të merren. Brukseli nuk është një zë i vetëm; është një aleancë komplekse shtetesh. Është gjithmonë zhgënjyese kur retorika bëhet pa nevojë armiqësore nga ndonjë anëtar. Nevojitet dialog, pragmatizëm dhe veprim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë besoj se ka mbështetje të fortë në Bruksel dhe se udhëheqësit e vendit duhet ta shfrytëzojnë mundësinë përpara se ajo t’u ikë nga duart”, tha Aggeler për “Fokurs”, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje për anëtarësimin e RMV-së në BE.

Ambasadorja shtoi se edhe nëse anëtarësimi në BE ngec, ne nuk po qëndrojmë në vend. Ne punojmë me këtë qeveri dhe qytetarët e saj në shumë, shumë fusha që pasqyrojnë qëllimet tona të përbashkëta./Telegrafi/

 

The post Aggeler: Udhëheqësit e RMV-së duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në BE, përpara se ajo t’ju ikë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";