Agjencioni për Rini dhe Sport i Maqedonisë mund të kaloj nën Ministrinë e Artan Grubit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë u raportua në media se Agjencioni për Rini dhe Sport nga statusi aktual si organ i pavarur do të kaloj nën Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhenieve ndërmjet Bashkësive, gjegjësisht të bëhet organ në kuadër të ministrisë.

Kjo çështje pritet të diskutohet sot në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Nga Këshilli Kombëtar Rinor kanë bërë të ditur se kanë marrë ftesë nga Qeveria për një takim pune ku do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Sekretariatit të Përgjithshëm.

Javën e kaluar, tri organizatat më të mëdha “ombrellë” në Maqedoni, KKMK, Koalicioni SEGA dhe Sindikata për Punë të Rinisë, iu drejtuan Qeverisë me një letër të hapur, duke kërkuar që të mos e shfuqizojnë Agjencinë për Rini dhe Sport, por ta shëndrrojnë në Ministri.

Advertisement

Vendet e rajonit si Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi kanë Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, Shqipëria ka Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies së Fëmijëve si dhe Kosova ka Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i njejti shembull pritet të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

 

Agjencioni për Rini dhe Sport i Maqedonisë mund të kaloj nën Ministrinë e Artan Grubit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy