Agron Demiri i LSDM-së: Kemi rënie të numrit të votave, do ta diskutojmë në mbledhje të partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari bordit ekzekutiv të LSDM-së Agron Demiri, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, LSDM-në, si dhe rezultatin e tyre më 19 tetor.

Ai tha se LSDM ka pasur rënie të votave në zgjedhjet lokale, në krahasim me zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se këtë çështje do ta diskutojnë në mbledhje të partive.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“LSDM me ardhjen e Filipçes si kryetar partie, u konsolidua, dhe sa i përket rezultateve në Zhelinë, Kriva Pallankë dhe Qendër në raundin e parë jemi të kënaqur. Por nëse shohim rezultatet në të gjitha komunat, nuk jemi të kënaqur, ka pasur gabime dhe këto do t’i diskutojmë në mbledhje të partisë”, tha Demiri.

Advertisement

Ai theksoi se OBRM-PDUKM votat i ka marrë me politika ultra-nacionaliste, ndërsa tha se pas diskutimit të rezultatit të zgjedhjeve në mbledhjen e partisë, LSDM do të del me oferta konkrete.

E pyetëm për dallimin në mes Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes, ai tha se janë të ndryshëm në udhëheqjen e LSDM-së, por që i vlerëson pozitivisht.

“Çdo lider politik ka anët pozitive dhe negative kundrejt masës, por për mua janë shumë pozitiv të dy. Zaev ishte shumë humanist, shumë punëtor, ndërsa Venko është mjek dhe ata janë shumë decid dhe e kërkon punën më ndryshe. Të dy mund t’i komentoj pozitivisht në aspektet e vete dhe nuk mund t’i ndaj”, tha Demiri kur e pyetëm për kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe.

Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë prej partive shqiptare, ai tha se e sheh veten në LSDM, duke thënë se aty vendos për politika madhore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy