Ahmeti: Fitorja është e të gjithë qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se BDI i ka fituar zgjedhjet lokale.

Ai i falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar BDI-në gjatë fushatës dhe gjatë ditës së djeshme.

“Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme.
BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”.

“Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, (sic) ka shkruar Ahmeti.

Advertisement

Ahmeti: Fitorja është e të gjithë qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy