Ahmeti: Kasami nëse ka argumente, ka organe ku mund t’i paraqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot komentoi akuzat e kreut aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për keqpërdorim të buxhetit në këtë komunë nga qeverisja e kaluar në krye me Teuta Arifin nga BDI, njofton  “TV21”. Ahmeti thotë se Kasami duhet t’i argumentojë akuzat e tij.

“Nëse zotëri Bilall Kasami ka argumente për të cilat ai flet, ka institucione, ka organe që mund të ngrisin këto çështje. Nuk do të doja që për çështje të politikave ditore për të përfituar terren politik, për të denigruar personalitete, për të denigruar parti politike të shfrytëzohet gjëra të paargumentuara në një proces juridik”, tha Ahmeti.

I pyetur nga “TV21” nëse ka kontaktuar me Arifin pas publikimit të listave për kontrata në vepër në Komunën e Tetovës, Ahmeti tha se nuk ka pasur kohë për një gjë të tillë.

“Jo nuk biseduar sepse kam pasur tema tjera dhe angazhime, nuk më është rastisur që të bisedoj”, tha Ahmeti.

Advertisement

Ahmeti foli edhe për problemin me marrjen e nënshtetësisë ku tha se është i njoftuar me çështjen e bllokimit të kërkesave për nënshtetësi nga ana e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

“Janë rreth 3.000 njerëz në pritje për nënshtetësi, të cilët për arsye të panjohura për ne, akoma nuk e kanë fituar të drejtën legjitime të kenë nënshtetësi. Jemi në zhvillim të kësaj situate dhe shpresoj që të ketë një epilog”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti: Kasami nëse ka argumente, ka organe ku mund t’i paraqet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy