Ahmeti komenton porositë “BDI të mësohet në opozitë”: Janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka komentuar edhe porositë e ditëve të fundit nga Qeveria e re që BDI të mësohet në opozitë.

Ahmeti këto porosi i quajti “ilahie” që i dëgjon çdo ditë.

“Këto janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë. Por, nuk kam dëgjuar t’ju përgjigjen kërkesave të BDI-së dhe Frontit Evropian për çështje parimore që garantojnë paqe, stabilitet, siguri dhe një të ardhme për vendin. E para, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. E dyta, hajde të biem dakord. Të bëjmë vetting për të gjitha institucionet e shtetit: për përfaqësuesit e partive politike, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave, prokurorët, gjykatësit. Të bëjmë një skaner për të gjithë këta, sepse gjyqësia është në nivelin më të ulët të besueshmërisë. Të bëjmë gjyqësi të besueshme, kredibile, për qytetarët. Pika e tretë është hapja e hetimeve për të gjitha partitë politike. Së katërti, pse të mos hapen hetime për prejardhjen e pasurisë së të gjithë politikanëve në vend? Hetime mbi privatizimin e viteve 1991-1992. Dy miliardë euro ka qenë kostoja e privatizimit. Ku përfundoi pasuria shoqërore? Dhe e fundit, legjitimiteti. Pse shqiptarët të dalin në zgjedhje kur dikush tjetër zgjedh përfaqësuesit e tyre? Kjo ishte teoria e Sllobodan Millosheviqit: të zgjedhim dhe të mbajmë afër “shqiptarët e ndershëm”. Dhe unë, në kohën e tij e kam luftuar regjimin, nga ku isha “shqiptari i keq”. Sinan Hasani, Rahman Morina ishin “shqiptarët e mirë”. Tani, në vitin 2024, këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë sërish jam “shqiptari i keq”, u shpreh Ahmeti.

Ai potencoi se çdo prekje në Marrëveshjen e Ohrit e kthen vendin vite prapa, ndaj tha që kjo qeveri po vepron njejtë si disa sisteme në të kaluarën që po poshtëronin shqiptarët.

Advertisement

The post Ahmeti komenton porositë “BDI të mësohet në opozitë”: Janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy