Ahmeti: Letra e nënshkruar në mes partive shqiptare është dërguar në adresë të caktuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti tha se partia e tij nuk do të ndjehet përgjegjëse për organizimin shtetërore dhe se këtë përgjegjësi e mban mandatari.

“Për stabilitet për marrdhënie ndëretnike, për procese të rëndësishme që ndodhemi, për marrdhënie me fqinjët, përgjegjësia do të bie mbi mandatarin, se a do të respektojë legjitimitetin e komuniteteve”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti thotë se dokumenti i nënshkruar nga të gjithë liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve, se nuk do të formohet qeveri pa realizimin e ndryshimeve kushtetuese është shkelur nga liderët e VLEN-it

Advertisement

I pyetur se ku gjendet letra e nënshkruar nga liderët e partive, Ahmeti tha se duhet të pyesni palën tjetër dhe se ajo është dërguar në adresë të caktuar.

Ahmeti tha se të vetmin shqetësim që kanë ata është mbrojtja e legjitimiteti dhe se kjo nuk është luftë për pushtet.

Ahmeti shtoi se nuk i dridhet çerpiku nëse ngelin në opozitë, por shqetësimi jonë është përse ne si shqiptarë të ndodhemi në një situatë që të braktisim legjitimitetin për ambicie personale.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM ka deklarime naciste dhe fashiste dhe kjo mund të shihet në deklaratat kundër korridorit 8, kundër BE-së, NATO-s dhe fqinjëve tanë/Telegrafi/

Advertisement

 

The post Ahmeti: Letra e nënshkruar në mes partive shqiptare është dërguar në adresë të caktuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy