Ahmeti: Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelësi i stabilitetit të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit për Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën për 100-ditë të qeverisë tha se marrëdhëniet e mira etnike janë çelësi i stabilitetit të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi shtet me marrëdhënie të brishta. Prandaj siç kanë investuar partitë politike shqiptare për 20 vite për marrdhënie të të mira etnike, kështu duhet të veprojnë të gjithë partitë politike maqedonase dhe jo të fitojnë zgjedhje përmes nacionalizmit”, tha Ahmeti.

Ai tha se histeria që ka kapluar qeverinë kundër korridorit 8 është fashizëm.

Ai tha se vendin i duhet paqe, stabilitet, luftë kundër korrupsionit, veting, të hapim hetim ndaj privatizimit që është bërë brenda 30 viteve.

Advertisement

Ahmeti tha se stabiliteti i vendit është te çelësi i marrdhënieve të mira në mes dy komuniteteve maqedonase dhe shqiptare.

Ahmeti, për kontestimin e gjuhës shqipe, tha se ato po prekin në plagët e shqiptarëve, dhe siç shtoi, ai është i paprekshëm.

Ahmeti shtoi se vetëm duke ndërtuar standard mund të ndalim largimin e qytetarëve nga vendi.

Ai shtoi se Fronti Europian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Ahmeti: Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelësi i stabilitetit të vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy