Ahmeti në Çair: BDI është e organizuar siç duhet, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në tubimin e partisë së tij në Çair, ka folur për situatën politike në vend. Ai tha se BDI e ka nisur iniciativën e “Frontit të BE-së”, pasi siç tha, para vetes kanë sfida të rëndësishme.

Ai deklaroi se “BDI themelet i ka tek gjaku i idealistëve dhe tek misionarët e kombit”.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të ideuara nga ta. Po vini nga këshilla vendor me emra të mëdhenjë, ndaj nismën e keni që të realizoni dhe projekte me ideale të mëdha. BDI është lëvizje e fortë, që nga themelimi përpjekjet janë bërë për ta zhbërë, mirëpo kam thënë se kjo organizatë nuk shuhet. BDI themelet i ka tek gjaku i idealistave dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është e etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar”.

“BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progres dhe e tillë do mbetet gjithmonë”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.

Advertisement

 

Ahmeti në Çair: BDI është e organizuar siç duhet, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy