Ahmeti: Nuk ka datë për zgjedhjet, duhet konsensus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit të liderëve të Presidenti Pendarovski, tha se nuk kanë rënë dakord për një datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se po ashtu duhet që të ketë siguri për votuesit dhe pandemia të jetë nën kontroll.

“Të gjithë ndamë shqetësim që situata duhet trajtuar me sukses. Mbi të gjitha për ne me rëndësi është shëndeti I qytetatarëve. E rëndësishme është që situatën ta tejkalojmë duke qenë në komunikim të përhershëm me institucionet shendësore si dhe të arrihet konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët. Shumë me rëndësi është që në këto situata të sillemi me përgjegjësi për të arritur te qëllimet kryesore”, tha kreu i BDI-së pas takimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy