Ahmeti: Për gjendjen e re në vend flasim me SHBA, BE dhe NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ahmeti: Për gjendjen e re në vend flasim me SHBA, BE dhe NATO

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me gjendjen e krijuar në Maqedoni ku opozita paralajmëroi shumicë të te parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti në një postim në facebook i ka quajtur ata si frymë kundër BE-së, NATO-s dhe SHBA-së, duke thënë se nuk do veprohet me emocione e eufori.

Të dashur qytetarë,

Advertisement

Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.

Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.

Advertisement

Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje ”(sic) ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Ahmeti: Për gjendjen e re në vend flasim me SHBA, BE dhe NATO shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy