Ahmeti: Regjistrimi i diasporës është duke u zhvilluar mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ali Ahmeti gjithashtu njoftoi ka njoftuar se për Ligjin për shtetësi janë duke u konsultuar specialistë evropian dhe se për të njëjtin janë duke u zhvilluar diskutime.

Megjithatë, duke komentuar bllokadën e opozitës shqiptare si përgjigje e numrit të madh të amendamenteve që u parashtruan për këtë Ligj nga partitë maqedonase, Ahmeti porositi që në këtë proces duhet të qasemi me racionalitet.

“Assesi nuk duhet të partizohet dhe as politizohet çështja e Ligjit për shtetësi… Nuk është mirë të bëhen blloqe dhe të demonstrohen patriotizëm as nga maqedonasit, dhe as nga shqiptarët. Të thirremi në racionalitet, te zgjidhjet e qëndrueshme”, tha Ahmeti gjatë vizitës së tij në Komunën e Tearcës.

Kjo vjen ngaqë dje opozita shqiptare ASH-AAA paralajmëruan bllokim të çdo propozim ligji në Kuvend, ngaqë sipas tyre, po bllokohet ligji për shtetësi që u propozua nga ata.

Advertisement

Sa i takon regjistrimit të diasporës së Maqedonisë së Veriut, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai është duke u zhvilluar mirë.

Sipas informacioneve që i ka marrë deri para 48 orësh, deri tani janë regjistruar 30 mijë qytetarë.

“Sipas informacioneve të mija, regjistrimi është duke u zhvilluar mirë. Nga informacionet që i kam nga koordinatori, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deri para 48 orësh janë regjistruar diku 30 mijë. Jepen informacione të përditshme për diasporën për dokumentacionet që ata duhet t’i plotësojnë. Mendoj se të tëra ekipet janë në krye të detyrës së vet”, tha Ahmeti.

Ahmeti: Regjistrimi i diasporës është duke u zhvilluar mirë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy