Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka kërkuar nga kandidatja për presidente nga OBRM-PUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova që të ketë kujdes kur flet për luftën e vitit 2001 dhe mos të hap plagët e vjetra, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti tha se gjërat që gërvishtin mbi plagët nuk është mirë të shfrytëzohen për gjëra elektorale, ndërsa të gjitha palët duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim.

“Luftarët e UÇK-së duhet të përgjigjen pse kanë luftuar lirinë, pse kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenar dhe dezertor, kanë fituar të drejtën e vet.

Kanë nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare me NATO-n, Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga presidenti i republikës së atëhershme i ndjeri Boris Trajkovski si dhe nga unë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, tha Ahmeti.

Advertisement

Ahmeti shtoi se çdokush që gërvisht mbi plagët e ka gabim ose e ka vetëm për fushatë elektorale./Telegrafi/

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy