Ajri në Tetovë sërish i ndotur, komuna nuk tregon çfarë masa do të ndërmarrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në dy ditët e kaluara ajri në Tetovë është përsëri i ndotur, ndërsa vlera e grimcave PM10 ka qenë mbi nivelin e lejuar.

Për këtë, Komuna e Tetovës paralajmëron qytetarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtje, por nuk bëjnë të ditur se çfarë masash do të ndërmarrë komuna.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, ju njoftojmë se në bazë të të dhënave të marra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe në përputhje me Dekretin e lartpërmendur, është konstatuar se është tejkaluar pragu i informacionit për grimcat ndotëse me përmasa deri në 10 mikrometra”.

“Më 3 shkurt, nivelet ishin 135,21 nanogramë për metër kub, dhe të nesërmen ato varionin midis 122,18 dhe 135,28. Tejkalimi i këtyre vlerave mund të ketë pasoja negative për shëndetin publik. Ju këshillojmë që të merrni masat e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga efektet negative të ajrit të ndotur”, thuhet në informacionin e dërguar nga Komuna e Tetovës.

Advertisement

Ndryshe, në vitet e fundit, Tetova shpesh ishte në krye të qyteteve më të ndotura, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në nivel botëror. Vitin e kaluar për herë të parë është vërejtur një përmirësim i dukshëm, kështu që janë regjistruar vetëm 89 ditë kur është tejkaluar sasia kufitare e lejuar e grimcave të dëmshme në ajër.

Ky është përmirësim i dukshëm krahasuar me vitin 2015, kur vetëm 16 ditë ajri në Tetovë nuk ishte i ndotur mbi kufijtë e lejuar./Telegrafi/

Ajri në Tetovë sërish i ndotur, komuna nuk tregon çfarë masa do të ndërmarrë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy