Akoma nuk ka filluar blerja e duhanit tepricë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende nuk ka filluar blerja e dakorduar e duhanit të prodhuar tepricë. Që nga sot, hynë në fuqi ndryshimet në Ligjin e Duhanit, me të cilin zgjatet afati i blerjes, deri në fund të këtij muaji.

Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, është i bindur se e gjithë teprica, e cila është afërsisht 1.500 ton, do të blihet. Sipas tij, duhet patjetër të gjendet zgjidhje për blerjen e duhanit, sepse edhe këtë vit prodhimi i dakorduar ishte 23 mijë tonë, ndërsa deri më tani janë blerë 2 mijë tonë më shumë se sa ishte rënë dakord.

“Realisht, çdo vit kemi një tepricë, që nëse shohim në detaje është e paligjshme, pra çdo duhan i prodhuar jashtë marrëveshjes është i paligjshëm. Sigurisht që bëhet fjalë për kategori njerëzish, ku ne nuk mund të zbatojmë ligje, për një kategori që ka një rol të rëndësishëm ekonomik dhe social në vend, dhe për këtë arsye përpiqemi të gjejmë zgjidhje për të rritur sasitë”, tha Arianit Hoxha – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Akoma nuk ka filluar blerja e duhanit tepricë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy