SPB Tetovë informon se të martën në ora 17:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Çellopek-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë: një motoçikletë pa targa e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat dhe një veturë “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës, e cila drejtohej nga një i mitur nga Miletina e Tetovës.

Në këtë aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është transportuar për trajtim mjekësor.

Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident mes një motoçiklete dhe veture në Tetovë, lëndohet një i mitur shkruan Telegrafi.