Aksident në Tetovë, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga SPB Tetovë njoftojnë se dje ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën rajonale Jegunovcë-Radushë ku ka pasur edhe të lënduar.

“Dje (21-korrik) rreth orës 19:15 në SPB Tetovë, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën rajonale Jegunovcë-Radushë, në të cilën vetura “Toyota” me targa zvicerane, e drejtuar nga personi R.R. nga Otushishtja e Tetovës dhe një motor “Honda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga personi S.N. (65) nga Dobroshti i Tetovës.

Në këtë aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës ku është dërguar për trajtim mjekësor”, thonë nga SPB Tetovë.

Ekipi nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Tetovë, lëndohet një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy