Aksident në Kërçovë, lëndohet rëndë një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë ditës së djeshme në aksidentin e ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes automjetit “BMW” me tabela të Gostivarit e drejtuar nga A.A (48) nga Vrapçishte dhe “Reno Clio” me tabela të Kërçovës e drejtuar nga L.B (54).

“Në aksident, me lëndime të rënda trupore ka mbetur shoferi L.B, ndërsa me lëndime më të lehta ka marrë S.B (43) nga Kërçova, bashkëudhëtar në “BMW””,t ha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i stacionit policor në Kërçovë./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Kërçovë, lëndohet rëndë një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy