Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë – Tabanoc.

“Në ora 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Tabanovc ka ndodhur një aksident një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura “Golf”, “Polo” dhe “BMW””.

“Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, njoftoi SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Advertisement

SPB Kumanovë do të japin më shumë detaje gjatë ditës së sotme.

Aksident në autostradën Kumanovë – Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy