Një këmbësor nga Nov Dojrani ka humbur jetën pasi automjeti i “Chevrolet” e ka përplasur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të Nov Dojranit.

“Një automjet i “Chevrolet” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga S.G.(26) nga Gjevgjelia, dje në ora 21:10 në rrugën “Marshal Tito” në Nov Dojran ka goditur këmbësorin D.G.(48) nga Nov Dojrani.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, njoftojnë nga MPB.

Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gjevgjeli./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Dojran, humb jetën një 48-vjeçar shkruan Telegrafi.