Aksident në Makedonska Kamenicë, humb jetën një motoçiklist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën një motoçiklist nga Makedonska Kamenica.

“Me datë 18.06.2023 rreth orës 15:20 në Stacionin Policor Dellçevë është raportuar se në rrugën lokale Makedonska Kamenicë – fshati Cera, afër vendit të quajtur “Ajdarska mala”, A.S.(28) nga Makedonska Kamenica, duke drejtuar motoçikletën me targa të Makedonska Kamenicës ka humbur kontrollin dhe motoçikleta ka dalë nga rruga.

Në aksident A.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.
Prokurori publik dhe ekipi inspektues nga Stacioni Policor Dellçevë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Aksident në Makedonska Kamenicë, humb jetën një motoçiklist shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy