Aksident në Shkup, humb jetën një 24-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një aksident që ka ndodhur dje në Shkup, ka vdekur një motoçiklist 24-vjeçar, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 19.08.2021 në ora 22.05 në Shkup, në udhëkryqin në bulevardin “Jane Sandaski”, ka ndodhur një aksident ndërmjet në motoçiklete “Honda” me shofer D.A.(24) nga Shkupi dhe veturës “Audi A3” me shofer D.V.D.(20) nga Holanda dhe bashkudhëtari S.Z.(20) nga Holanda, që të dy me targa të Shkupit.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë motoçiklisti, kurse vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. D.V.D. dhe S.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Aksident në Shkup, humb jetën një 24-vjeçar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy