MPB ka njoftuar se dje në ora 12:20 në rrugën rajonale Kavadar – Moklisht, në dalje nga fshati Vatashë i Kavadarit, një motoçikletë “hamachi” e drejtuar nga L.S.(48) e fshatit Vatashë ka dalë jashtë rrugës.

“Në aksident lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti, të konstatuar në spitalin e Kavadarit, pas së cilës është transferuar në klinikën “Nënë Tereza”, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi policor nga DPB Kavadar dhe prokurori publik, me urdhër të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga policia./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në Kavadar, humb jetën një motoçiklist appeared first on Telegrafi.