Aksident në Kratovë, ndërrojnë jetë dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një burrë dhe një grua nga Marina e Shkupit kanë humbur jetën pasi vetura e tyre ra në “Kriva Rekë” të Kratovës.

“Me datë 26.05.2024 në ora 07:55 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale që shpie nga fshati Konjuh në fshatin Beljakovcë, afër vendit të quajtur “Rakle”, automjeti i pasagjerëve “Daevu Matiz” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.J (75) nga fshati Marino, komuna Ilinden, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin ‘Kriva Reka’. Nga lëndimet e marra në vendngjarje kanë ndërruar jetë shoferi dhe bashkudhëtarja S.J (76) nga fshati Marinë”, njofton MPB.

“Një mjek nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi. Një ekip inspektues nga SPB Kumanovë ka kryer kontroll të vendit”, thonë nga MPB.

The post Aksident në Kratovë, ndërrojnë jetë dy persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy