Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Lipovac, raportojnë mediat në rajon.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 kur automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur dhe disa vetura të transportuara nga kamioni kanë rënë nga platforma.

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat.

Sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë shkruan Telegrafi.