Aksident në Manastir, lëndohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në Manastir ku janë lënduar dy persona.

“Me datë 14.08.2022 në ora 01.02 në SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Solunska” me rrugën “Nikolla Tesla” në Manastir, ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të një mopedi “hamachi”, pa targa regjistrimi, drejtuar nga një 16-vjecar dhe automjetit “Opel Vectra”, me targa të Manastirit, drejtuar nga A.S.(43), të dy nga Manastiri.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe bashkudhëtari i tij V.M.(28), të konstatuara në Spitalin klinik Manastir.

Në koordinim me Prokurorin Publik, ekipi i Stacionit Policor Manastir ka kryer hetim në vendin e aksidentit”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Manastir, lëndohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy