Aksident në Manastir, një person humb jetën rrugës për në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person nga Manastiri e ka humbur jetën në një aksident trafiku, që dje ndodhi në rrugën Manastir – kalimi kufitar Mexhitlija.

Nga SPB Manastir informojnë se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e fshatit Bistrica dhe Optiçari, kur një makinë “Renault Megan” me targa të Manastirit, ka dalë nga rruga.

“Makina është drejtuar nga personi A.B, i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë”, thonë nga SPB Manastir.

Ata shtojnë se pas urdhrit të prokurorit publik trupi i personit është dërguar për autopsi, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Manastir, një person humb jetën rrugës për në spital shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy