Një 66-vjeçar me një “Opel” është përplasur me rrethojën e një ure në Radovish, ku ka pësuar lëndime të rënda.

“Me datë 17.11.2023 në ora 17:30 në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në rrugën rajonale Radovish-fshati Oraovicë, në vendin e quajtur “Rudina”, I.G.(66) nga fshati Jargulicë i Radovishit, ka qenë duke vozitur automjetin “Opel” me targa të Shtipit, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrethojën e urës”, njoftojnë nga policia.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi policor nga policia e Radovishit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në Radovish, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.