Aksident në rrugën Shtip-Radovish, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person ka humbur jetën në një aksident fatal që ka ndodhur në autostradën Shtip-Radovishp në kilometrin e njëzetë.

Sipas zëdhënëses së SPB Shtip, Gordana Panajotova, bëhet fjalë për njërin nga shoferët e veturës që ka marrë pjesë në aksident.

Sipas informacioneve nga terreni, ka ndodhur një përplasje në mes të një automjeti me targa të Radovishit dhe një kamion me targa të Shkupit, të cilët lëviznin në drejtim të kundërt. Aksidenti në stacionin policor Shtip është raportuar në ora 14:39″, njofton AIM.

Rruga Shtip – Radovish aktualisht është e mbyllur për qarkullim./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në rrugën Shtip-Radovish, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy