SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, në të cilën ka pësuar lëndime trupore një i mitur.

“Dje (17-korrik) në ora 13:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegrane ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit të drejtuar nga 34-vjeçari Xh.B. nga Çegrani i Gostivarit ka goditur një skuter elektrik (trotinet) të drejtuar nga një i mitur nga i njëjti fshat.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/

The post Aksident në rrugën Gostivar-Çegran, lëndohet një i mitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";