Aksident në Gostivar, lëndohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë natës (18-gusht), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në afërsi të një fabrike në Gostivar në dalje nga Gostivari, vetura “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur një automjet të parkuar.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëdrejtuesi në veturë A.M.(18), ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjerja e mitur femër, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit./Telegrafi/

Aksident në Gostivar, lëndohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy