Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, gjashtë persona të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjashtë persona, prej të cilëve dy më rëndë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollari.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të automjetit të pasagjerëve “Mini Cooper” me targa të Italisë i drejtuar nga H.B (26) nga fshati Kollari, automjetit “Audi” me targa të Kërçovës i drejtuar nga L.A (76 ) nga fshati Zajas, dhe automjetit “Renault” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.I (52) nga Shkupi.

“Pas aksidentit, tre shoferët dhe pasagjerët në makinën “Audi”, F.A (74) nga fshati Zajas dhe makinës “Mini Cooper” A.Z (23), N.A (54), I.Z (56) dhe L.Z (31), të gjithë nga fshati Kollari janë transferuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, ndërsa te H.B., A.Z., N.A. dhe I.Z. janë konstatuar lëndime të lehta, kurse L.A. dhe Z.I janë lënduar më rëndë”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, gjashtë persona të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy