Herët në mëngjes, rreth orës 07:20, në autostradën Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Strogomishtë të Kërçovës, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda.
Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Audi A4 me targa Kërçove, i drejtuar nga 58-vjeçari I.L nga fshati Zajas, u përplas me një automjet mallrash Peugeot, gjithashtu me targa Kërçove, të drejtuar nga G.J (34) nga fshati Kolari. Pas përplasjes, Audi A4 përfundoi në një automjet të parkuar Audi A5, në pronësi të 27-vjeçarit K.Z nga fshati Strogomishtë e Epërme.
“I.L pësoi lëndime të rënda, ndërsa G.J. pësoi lëndime të lehta. Dy të lënduarit u transportuan dhe u trajtuan në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Me urdhër të prokurorit publik, në vendin e aksidentit u krye inspektim nga një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës. Puna është duke u zhvilluar për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit”, thonë nga MPB.
The post Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, lëndohet rëndë një person appeared first on Telegrafi.