Një ari ka mbetur i ngordhur pasi një automjet e ka goditur mëngjesin e sotëm në rrugën e Gostivarit-Ohër, ndërsa nuk ka persona të ndaluar.

Sipas njoftimit në numrin e vetëm të urgjencës 112, aksidenti trafiku ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar-Ohër.

“Në vendin e aksidentit janë të pranishëm zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit dhe një ekip hetimor.

Për largimin e ariut të ngordhur nga rruga kryesore janë njoftuar edhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Njësia e Zjarrfikësve – Gostivar”, thuhet në njoftimin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari appeared first on Telegrafi.