Arrestohen dilera të lëndëve narkotike në rrugën Ohër-Strugë dhe në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 05.02.2022 në orën 21:00 në SPB Strugë është arrestuar G.N. (39) nga Ohri dhe E.A. (38) nga Struga.

Gjatë kontrollit të një taksie “Mercedes”, me të cilën janë transportuar, të kryer në rrugën rajonale Ohër-Strugë, pranë “Vreshtat e Liqenit”, pranë derës së udhëtarëve, punonjësit e policisë kanë gjetur një qese plastike me nëntë pako pluhur të bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, policia nga stacioni në Strugë do të bëjë një raport përkatës.

Me datë 05.02.2022 rreth orës 22:00 në “Malo Turçane” të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – SP Gostivar kanë arrestuar Z.V. (25) nga fshati Senakos i Gostivarit, S.S. (25) nga Vrapçishti i Gostivarit dhe A.S. (26) nga Gostivar, pasi tek ta është gjetur marihuanë dhe një thikë.

Advertisement

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse./Telegrafi/

Arrestohen dilera të lëndëve narkotike në rrugën Ohër-Strugë dhe në Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy