Dy të arrestuar për posedim të lëndëve narkotike në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se janë arrestuar dy persona nga Gostivari, për posedim të lëndëve narkotike.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, më 11.08.2021 rreth orës 22.30 në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat Sh.S. (38) dhe Z.I. (24), të dy nga Gostivari, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer ndaj tyre është gjetë kokainë.

“Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet dhe sqarohet plotësisht rasti, kundër tyre do të ngrihet një akuzë adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Dy të arrestuar për posedim të lëndëve narkotike në Gostivar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy