minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Arrestohet një person në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike - Struga.info


Arrestohet një person në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se mbrëmë (12.04.2021) rreth orës 23:00, në parkingun e një kompanie në fshatin Poroj të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë të SPB – Tetovë kanë arrestuar 31-vjeçarin A.B. nga Poroji.

Gjatë kontrollit në veturën e tij “Hammer” me targa të Tetovës të cilën ai e ka drejtuar janë gjetur 100 pako me madhësi të ndryshme kokainë dhe 9 pako marihuanë, dy peshore digjitale dhe dy telefona celularë.

“A.B gjatë kontrollit ka treguar sjellje agresive ndaj policëve dhe të njëjtit i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe vetura e tij është konfiskua me vërtetim ekzaminim, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, informojnë nga SPB-Tetovë.

 

Advertisement

 

The post Arrestohet një person në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy